Ambasada italiane në Shqipëri ka qënë e para që ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e opozitës, që do të mbahet në mbrëmje në orën 20:00.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada italiane iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregojë kujdes maksimal dhe të shmangin grumbullimet, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Po ashtu ambasada paralajmëron qytetarët italianë se protesta e opozitës mund të sjellë pasoja në trafik në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20:00, opozita do të zhvillojë një protestë në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ju rekomandojmë të shmangni grumbullimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të tregoni kujdes maksimal. Gjithashtu, duhet theksuar se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik në rrugët kryesore të hyrjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




