Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një proteinë kyçe inflamatore që shkon në nivele të larta tek pacientët e prekur me Covid-19. Proteina e njohur si GM-CSF ishte gati 10 herë më e lartë në pacientët që vazhduan të vdisnin nga virusi. Shkencëtarët thonë se me kërkime të mëtejshme, proteina mund të ndihmojë në identifikimin e atyre që janë më të rrezikuar dhe të sigurojë të dhëna për trajtime më efikase për sëmundjen. Studimi i botuar në reviztën “Science Immunology” tregon se u analizuan mostrat e gjakut të 470 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, duke i krahasuar ato me mostra nga njerëz të shëndetshëm. Ata gjetën disa proteina inflamatore, pjesë e përgjigjes imune të trupit qe u rritën tek njerëzit që ishin të sëmurë, por vetëm GM-CSF ishte specifik për Covid-19 të rëndë.
Shkencëtarët shqetësohen se ndërsa disa nga këto proteina inflamatore ndihmojnë trupin të luftojë sëmundjen, të tjerët mund të bëjnë më shumë dëm sesa të mirë duke dëmtuar organet.
Kenneth Baillie, në universitetin e Edinburgut, shpjegoi se duke studiuar pacientë me Covid-19, ne po ndërtojmë një pamje më të qartë të sëmundjes së mushkërive në Covid-19. Mushkëritë po dëmtohen nga sistemi imunitar i vetë pacientit sesa të dëmtohen drejtpërdrejt nga virusi dhe ne mund të shohim sinjale specifike në sistemin imunitar që mund të jenë përgjegjës.
Studiuesit thonë se puna e mëtejshme do t’i ndihmojë ata të kuptojnë nëse proteinat inflamatore si GM-CSF janë një nga faktorët që çojnë sëmundjen e rëndë dhe nëse zbutja e këtyre proteinave me ilaçe specifike mund të ndihmojë. Profesori Peter Openshaw, nga kolegji “Imperial” në Londër tha se ai shpresonte se puna do të ndihmonte në gjetjen e trajtimeve më të sakta sesa disa terapi aktuale.
Ka disa ilace për proteinën GM-CSF por ende nuk janë aprovuar.
Burimi:BBC/Përkthu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje