Gazeta Si – Dy gra nga Kazakistani janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën brenda një apartamenti të marrë me qira në “Don Bosko” ku dyshohet se ushtronin prostitucion.
Policia thotë se në pranga ranë M.A., 34 vjeçe dhe A.A., 37 vjeçe. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një shumë parash që dyshohet se është siguruar falë kësaj vepre penale.
Gjithashtu nisi procedimi penal për dy persona të cilët ishin klientë të dy shtetaseve nga Kazakistani. Ky është rasti i dytë që shtetase nga Kazakistani kapen në banesa me qira, duke ushtruar prostitucion në Tiranë.
Para pak ditësh, policia bastisi një shtëpi pranë tregut çam, ku brenda ndodheshin dy vajza, 19 dhe 25 vjeçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje