Rend dhe Ligj

Prostitucion në Durrës, arrestohen 3 kineze, procedohen penalisht 5 klientët shqiptarë

Nga Gazeta Si- Tre kineze kanë rënë në pranga e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për prostitucion.

3 kinezet kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion. Në pranga kanë rënë M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe.

Gjithashtu, ka nisur procedim në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, për A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.

Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan 3 pasaportat e kinezeve, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë