Rend dhe Ligj

Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Nga Gazeta Si- Një tjetër rast i prostitucionit është goditur nga policia në Durrës. Në pranga kanë rënë  2  kolumbiane, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 6 persona të tjerë.

Dy vajzat kolumbiane 23 dhe 25 vjeçe, e ushtronin prostitucionin në një apartament me qira në zonën e Vollgës.

Gjatë kontrolleve në apartament u sekuestruan 2 pasaporta të tyre, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15. 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

Kolumbianet J.C dhe M.A., e ushtronin prostitucionin në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës.

Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë