Lajme

Prokurorja Antoneta Sevdari del para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Prokurorja Antoneta Sevdari ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së, për konfirmimin e saj në detyrë.
Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.
Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen gjatë shqyrtimit të çështjes.
Prokurorja Sevdari gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare e konsideroi ankimin e Komisionerit Publik të pabazuar në ligj dhe në faktet e provuara gjatë hetimit administrativ të KPK-së, rrjedhimisht kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar konkluzionet përfundimtare, ka vendosur të shpallë vendimin përfundimtar ditën e enjte, më 28 shkurt në orën 12.00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë