Rend dhe Ligj

Prokuroria ndalon publikimin e të dhënave nga sulmi i hakerave: Do përballeni me ligjin!

Gazeta Si – Policia e Shtetit, ka njoftuar se Prokuroria e Tiranës ka ndaluar publikimin e të dhënave nga autorët e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë për çdo lloj medie në vend.

Kështu, është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Në rast të kundërt, prokuroria paralajmëron se nëse vendimi shkelet nga cilido, do të nisë menjëherë hetimin për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi, Policia e Shtetit bën me dije se Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik, do të nisë menjëherë hetimin për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë