Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian, Francesco Becchetti me akuzat e pastrimit të produkteve të veprës spenale, fshehje të të ardhurave, falsifikim dokumentash dhe krijimi i skemave mashtruese të TVSH-së.
Ndërkohë, prokuroria ka vënë nën sekuestro 4 kompanitë e tij, mes të cilëve edhe grupin e televizionit “Agon Set”. Për këto akuza, prokuroria ka kërkuar në total 20 vite burg për të. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
20 vite burg Prokuroria e Tiranës kërkon edhe për bashkëpunëtorin e tij italian, Mauro De Renzis.
Gjithashtu nga 8 vite burg është kërkuar nga prokuroria për të ëmën e Francesco Becchetit, Liliana Condomitti e cila është aksionere e 4 kompanive të sekuestruara si dhe për bashkëpunëtoren dhe aksioneren tjetër Erjona Troplini, të akuzuara për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”. Për Stavri Pecin, prokuroria kërkon 4 vite burg dhe për Fetah Dervishin 6 vite burg për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.
Gjithashtu janë vendosur në sekuestro 4 kompanitë e Beçhettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “AgonSet” sh.p.k
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




