10 maji është Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në 10 maj 1913 qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.
Në nder të kësaj dite Prokuroria e Tiranës zhvilloi aktivitetin “Open Doors” ku janë ftuar edhe studentët e Juridikut për të njohur nga afër këtë institucion.
Në fjalën e saj, prokurorja e Tiranës, Elisabeta Ymeraj, është shprehur se ky është një profesion i vështirë, për të cilin janë të hapur të bëjnë pyetje dhe të shuajnë çdo paqartësi.
Imeraj u shpreh ndër të tjera se detyra parësore e prokurorëve mbetet hetimi i të gjitha veprave penale.
“Kur flasim për ditën e drejtësisë, duhet të kthehemi pas në kohë, në 1912 kur njerëz e shtetit tonë arritën, patën mundësi, u munduan e krijuan shtet. Ky është një element i rëndësishëm sidomos në ditët e sotme, ne mund të bëjmë gjëra të mira, kemi njerëz të zgjuar që duan të punojnë, e në fund të ditës bëjnë edhe një analizë. Janë mbi 70 prokurorë që mundohen e përpiqen me gjithë ngarkesën e madhe t’ju presin e të realizojnë funksionin e tyre kryesor: Hetimi i të gjitha veprave penale”, u shpreh ndër të tjera prokurorja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



