Prokurori i antimafias në Itali, Nicola Gratteri tha në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora se mafia shqiptare është e shpërndarën në të gjithë botën. Jo vetëm kaq, Shqipëria është strehë e mafiozëve italianë.
Shqipëria është një shtet i brishtë që po mundohet të ndërtojë sistemin e drejtësië, sistemin gjyqësor. Cila është veçantia e vëmendjes që duhet të krijoj shteti për të ngritur një strukturë të shëndetshme?
Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike. Di se po punohet në Shqipëri për të modifikuar gjërat, po punon në Shqipëri dhe një koleg italian mjaft i zoti e që e vlerësoj shumë. Unë mendoj se në Shqipëri po pati vullnet mund t'ia dali. Unë kam qenë disa herë në Shqipëri për motive pune. Shqipëria është një vend i bukur e është mëkat që për faj të krimit të organizuar, të mbetet i mënjanuar e të ketë vështirësi të ndryshme për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Mendoj se fuqia politike në Shqipëri duhet të përshpejtojë reformat në planin e sistemit gjyqësor, në planin e arkitekturës së administratës publike.
Duhet të informatizojë (kompjuterizojë) gjithçka, Pasi informatizimi lufton abuzimin. Pra nëse gjithçka është e gjurmuar në rrugë informatike nuk ka vend për abuzim. Këshilla që unë jap është të informatizohet në maksimum gjithçka. Gjithçka duhet të jetë online, e transparente. E kjo mund të jetë forca për të ecur përpara e për të bërë atë ngritje në cilësi që shërben për të hequr nga trupi mendimin e zakonshëm se Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, se në Shqipëri nuk ka demokraci. Unë mendoj se pikënisja është informatizimi. E mendoj gjithashtu se Shqipëria duhet të punojë shumë në ndërtimin e identitetit e të krenarisë së përkatësisë për të bindur apo drejtuar qytetarët e nëpunësit e administratës publike që të mos shiten, pra të mos korruptohen.
E po në këtë fokus në sektorin e ekonomisë çfarë duhet bërë më shumë në Shqipëri?
Nicola Gratteri: Ekonomia mund të ketë zhvillim nëse ka një strukturë, një organizim serioz e të fortë të shtetit, përndryshe investitorët e huaj nuk vijnë të investojnë. Në shtetet e brishta, të dobëta e pa transparencë investitorët e huaj seriozë nuk vijnë të investojnë. Në këto vende investojnë mashtruesit e grabitqarët.
E në fakt në intervistën e fundit që zhvilluam muaj më parë më thatë se ka sinjale për mafiozë italianë që po investojnë në Shqipëri. Eksitojnë akoma këto sinjale?
Nicola Gratteri: Ka shumë mafiozë italianë që në Shqipëri janë fshehur e kanë kaluar kohën e arratisjen e tyre për t'i shpëtuar kapjes nga sistemi i drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.