Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u zhvillua seanca dëgjimore edhe për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.
Muçi është edhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Sipas një hetimi të thelluar të KPK-së rezulton se Muçi ka një tokë truall 366 m2 dhe tokë bujqësore në Pogradec. Po ashtu ai disponon një apartament në rrugën ‘Ali Visha’ në Tiranë, i blerë me kursime dhe një hua.
Prokurori gjithashtu disponon edhe një tokë bujqësore 300 m2 në Shkozë, një banesë 78 metra katrore në rrugën e Elbasanit. Sipas KPK, shtesa e objektit ekzistues në shtëpinë në Tiranë është bërë me kursime nga puna e bashkëshortes, si dhe toka buqësore 300 m3 2 në Shkozë më çmim 111 mijë lekë, toka 2 mijë m2 në një fshat të Pogradecit, si dhe 78 m2 shtëpi në Rrugën e Elbasanit, e blerë prej 75 mijë euro, siguruar nga rroga dhe një hua që ajo ka marrë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ka kontradikta në lidhje me një shtesë në shtëpinë e banimit në Tiranë, për kohën kur është kryer kjo ndërhyrje. Gjithashtu është përfituar në kundërshtim me ligjin një pronë në Çërravë dhe është deklaruar gabimisht ndër vite.
KPK-ja konstatoi se Besnik Muçi nuk ka deklaruar një kontratë blerjeje trualli, të firmosur nga bashkëshortja dhe nuk ka paguar tatimet për një kontratë qiraje të deklaruar nga ai.
Po ashtu janë nxjerrë në pah edhe probleme që lidhen me aftësitë profesionale të prokurorit Besnik Muçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.