Prokurori Beluri kalon me sukses Vettingun. Vendimi është dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Sipas ILDKPI prokurori Beluri ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime të mjaftueshme financiare. Prokurori nuk gjendet në konflikt interesi dhe zotëron një apartament 63 m2 dhe depozitë bankare 850 mijë lekë.
Kujtojmë që Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.
Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.