Lajme

Prokurorët në Rinas, sekuestrojnë dokumentacionin e TIA

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë shkuar në Rinas, në vendin ku u grabitën miliona euro, për të hetuar në pistën e avionëve.
Ata po hetojnë për grabitjen me armë, por edhe për shpërdorim detyre. Ndaj ata mbledhur dokumentacionin për çdo veprim që nga momenti që fugoni hyri në pistë, si u vu në lëvizje aeroporti, policia, etj. Mësohet që kur është lajmëruar policia, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe.
Para dy ditësh, TIA në një reagim zyrtar për grabitjen e ndodhur tha se policia në Rinas u njoftua në kohë.
“Reagimi ynë vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Kemi vënë në dispozicion të hetimeve kamerat e sigurisë. Njoftimi kundrejt policisë në Rinas është bërë në kohë. Reagimet e Ministrisë së Brendshme janë të pasakta”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të së martës, ndërsa pati dhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, që cilësohet si organizatori i grabitjes, i akuzuar më parë edhe për grabitje të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë