Nga Gazeta Si- Projektligji për “Barazinë Gjinore” i dorëzuar në parlament ka pësuar disa ndryshime gjatë konsultimit publik dhe për herë të parë flitet për “gjithëpërfshirje” dhe “diversitet”.
Deri më tani përcaktimi gjinor në Shqipëri njeh vetëm dy gjini por në projektligjin e ndryshuar janë bërë shtesa ku përmenden më shumë se dy gjini.


Në përkufizimin e ri, termi ‘gjini’ ka kuptim gjithëpërfshirës.
“’Barazi gjinore’ nënkupton të drejta, përgjegjësi, mundësi, pjesëmarrje dhe përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në të gjithat fushat e jetës, si dhe mundësi të barabarta për të gëzuar të drejtat dhe për të përmbushur detyrimet në shoqëri…”, thuhej në projektligjin e vjetër.
Ndërkohë, në projektligjin e ndryshuar, këtij paragrafi i është shtuar “…të grave dhe burrave në të gjithë diversitetin e tyre…”


Fjalët që tregojnë “gjithë përfshirje” dhe “diversitet” janë futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit.
Në projekt draftin e vjetër përmendet se qëllimi i këtij ligji është që të sigurojë të drejtën e çdo individi për barazi gjinore dhe për mbrojtje efektive nga diskriminimi me bazë gjinore.
Por drafti i ri ka si qëllim që “…të sigurojë të drejtën e çdo individi për barazi gjinore dhe për mbrojtje nga diskiminimi për shkak të përkatësisë së shumëfishtë…”
Ndryshime të tjera janë bërë në të gjitha pikat e neneve, siç është ai i përfaqësimit të barabartë gjinor, ku është përfshirë edhe togfjalëshi “përfaqësim i secilës prej gjinive në të gjithë diversitetin e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



