Nga Gazeta ‘SI’ – Agjencia e Trajtimit të Kredive, ATK, do të administrojë skemat e garancisë sovrane. Ky është projektligji i ri i Këshillit të Ministrave, duke argumentuar se kjo strukturë ka më shumë ekspertizë se sa Ministria e Financave, që e menaxhonte deri tani.
Sipas projektligjit, të gjitha funksionet e lidhura me këtë proces do t’i kalohen ATK-së.
ATK do të ketë në përgjegjësi të saj edhe rikuperimin e të drejtave të MFE-së, që do të thotë do të bëjë monitorimin dhe kontrollin për aftësinë paguese të një subjekti, për t’ia kaluar më pas qeverisë, që ka dhënë garancinë. Në raste shkelje, mund të bllokohen llogaritë bankare dhe të merren mbrapsht shuma e dhënë.
ATK do të menaxhojë edhe skemat e veçanta të garancisë sovrane, siç ishte p.sh ajo e rastit të Covid-19 dhe subjektet që e kërkojnë atë duhet të bëjnë kërkesën po në Agjenci e jo në Ministri.
Në ligj është propozuar dhe përjashtimi nga çdo lloj taksimi për huambajtësit e një borxhi të marrë në tregjet e jashtme. Me ligjin momental, ata paguajnë çdo detyrim fiskal për emetimin, mbajtjen, ruajtjen e tregtimin e instrumenteve të borxhit.
Sipas relacionit, ky vendim do të thjeshtësojë procesin e huamarrjes në tregjet ndërkombëtare dhe mund të shmanget miratimi nga parlamenti, herë pas here.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


