Nga Gazeta ‘SI’ – Nga 1 janari 2024, përveç bizneseve, edhe konsumatorët familjarë mund të ndërtojnë impiante fotovoltaike apo eolike me kapacitet 500 kilovat energji, “për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.”
Kështu, shkruhet në projektligjin për energjitë e rinovueshme, të dërguar në Kuvend nga Këshilli i Ministrave.
Projektligji, qëllimi i të cilit është të nxitë rritjen e përdorimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme dhe të ulë importet, përmend edhe krijimin e OER-së dhe komunitetit të Energjisë së Rinovueshme.
OER është operatori i Energjisë së Rinovueshme, pala kontraktuese për të menaxhuar energjinë e rinovueshme dhe do të jetë blerësi i të gjithë prodhuesve që do të mbështeten nga qeveria e do ta shpërndajë këtë energji direkt në tregun e organizuar. Ai duhet të themelohet brenda 6 muajve që nga miratimi i vendimit. Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të themelohet dhe do të regjistrohet nga ministria, si shoqëri tregtare e pavarur nga çdo shoqëri ekzistuese e sektorit të energjisë, do të ketë formën e shoqërisë aksionare dhe kapitali i saj do të zotërohet 100% nga ministria.
OER-ja mban një regjistër publik on-line të prodhuesve me përparësi të kualifikuar për mbështetje, duke shfaqur për secilin prodhues të tillë një skedar që përmban.
Komuniteti i Energjisë së Rinovueshme është një entitet juridik që bazohet në pjesëmarrjen e hapur dhe vullnetare, qëllimi kryesor i të cilit është të sigurojë përfitime mjedisore, ekonomike ose sociale, për aksionerët, anëtarët e tij ose për zonat lokale ku operon, në vend të fitimeve financiare.
Ky entitet është i pavarur dhe kontrollohet efektivisht nga aksionerët ose anëtarët që ndodhen në afërsi të projekteve të energjisë së rinovueshme, të cilat janë në pronësi dhe janë zhvilluar nga ai entitet juridik në të cilin aksionarët ose anëtarët janë persona, NVM, autoritete lokale, duke përfshirë bashkitë.
Mbështetjet që janë vendosur për prodhuesit janë tre, marrëveshjes për blerje të energjisë, kontratës për diferencën. (Operatori i Energjisë së Rinovueshme i paguan Prodhuesit me Përparësi diferencën midis Çmimit të Garantuar dhe Çmimit të Referencës kur Çmimi i Referencës është më i ulët se Çmimi i Garantuar, dhe prodhuesi me përparësi i paguan diferencën) ose me kontratë për Prim, çmim i vendosur midis OER dhe prodhuesit me përparësi, sipas çmimit të tregut.
Sipas projektligjit, Shqipëria duhet të ketë 54.4% të energjisë nga burime të rinovueshme deri në 2030-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



