Portofol

Projekti austriak i TEC me gaz në Korçë, në fazën e dytë edhe ngrohje për qytetin

Nga termocentrali i vjetër i qytetit të Korçës kanë mbetur vetëm oxhakët e vjetër.

Çdo pjesë metalike është hequr për t’u shitur për skrap. Termoncetrali i ndertuar në vitet ‘70 shërbente për energji elektrike për qytetin dhe zonën industriale dhe për ngrohjen e shumë institucioneve dhe një pjese të lagjeve të qytetit.

Pas ndaljes së punës së tij në viteve ‘90, banesat që ngroheshin me kaldaja, iu kthyen sobave të drurit. Gati 30 vite pas shkatërrimit të këtij termocentrali, në Korçë po diskutohet ideja e ndërtimit të një impianti të ri, këtë herë me gaz. Kompania austriake IVICOM, prezantoi projektin i cili në total kushton afro 350 milion euro, ndërkohë që nga qeveria ka marrë statusin e investitorit staretgjik.

Korça u përzgjodh si vendi ku do ndërtohet Centrali me gaz për ngrohje dhe prodhim energjie, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe të lirë për prodhimit të energjisë. Por e veçanta e këtij TEC-it projekti është se përveç energjisë ai mund të sigurojë edhe ngrohje efikase për banorët e qytetit.

Projekti parashikon ngritjen e një rrjeti të ngrohjes qendrore me ujë, i cili do të përfitohet nga procesi teknologjik i Termocentralit. Janë 80 megavat energji termike për ngrohje dhe 6 MVv për ujë sanitar.

Zhvillimi i rrjetit të ujit të nxehtë në të gjithë qytetin synohet të bëhet nga Partneriteti Publik Privat që do të vendoset ndërmjet firmes ndertuese dhe Bashkisë së Korçës. Largësia nga tubacioni i TAP është rreth 2 kilometra. Kurse energjia e prodhuar do të transmetohet nëpërmjet N/S të Zëmblakut duke ndërtuar një linjë të tensionit të lartë me gjatësi rreth 11 km. Gjatë fazës së realizimit të projektit parashikohne 400 të punësuar kurse gjatë fazës së operimit do të punësohen 123 persona.

Si.

 

Më Shumë