Katar 2022

Programi i çerekfinaleve, fillojnë të premten me Kroaci-Brazil

Gazeta si – Dy ditë pushim për 8 skuadrat çerekfinaliste të Katar 2022. Gara rifillon të premten, më 9 dhjetor, me sfidën mes Brazilit dhe Kroacisë.

Po të premten, por në mbrëmje, luhet ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen në gjysmëfinalen e 13 dhjetorit.

Maroku feston kalimin ne cerekfinale. Gazeta Si, 7 dhjetor 2022

Të shtunën, më 10 dhjetor, luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale, Marok-Portugali dhe Angli-Francë. Fituesit e tyre përballen në gjsmëfinale më 14 dhjetor. Modriç, Nejmar, Gakpo, Mesi, Hakimi, Kristiano Ronaldo, Kejn, Mbape dhe gjithë të tjerët janë gati për betejë.

Programi i çerekfinaleve të Katar 2022
9 dhjetor
Kroaci-Brazil (16:00)
Holandë-Argjentinë (20:00)
10 dhjetor
Marok-Portugali (16:00)
Angli-Francë (20:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë