Politike

Procesi i Berlinit/ Ministrat e Punëve të Jashtme mblidhen në Tiranë, Gërvalla përballë Daçiç (fotot)

Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Shqipëri, sot në Tiranë po zhvillohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Takimi po drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në këtë samit marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.Sot pritet të jenë përballë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla dhe homologu  i saj serb Ivica Daçiç.

Takimi do të ndahet në  2 sesione që do të jenë të mbyllura për mediat dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë