Prokuroria e Tiranës procedon penalisht një grup ish deputetesh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë brenda mjediseve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pas protestës së opozitës në 16 shkurt të këtij viti, kur edhe prokuroria nisi edhe hetimet. Video është bërë publike në rjetet sociale dhe protagonistë janë ish-deputetët Flamur Noka, Enkejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj.
Ata kanë hyrë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe kanë vepruar në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë thotë se ka kryer hetime duke ngritur akuzë “për veprën penale të Kundershtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 të Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




