Trend

‘Privilegji i bukurisë’ / Burrat përfitojnë më shumë sesa gratë në vendin e punës

Burrat përfitojnë më shumë nga pamja e jashtme, në krahasim me gratë! Në këtë përfundim del një studim i ri, duke hedhur poshtë mitin se janë gratë ato që përfitojnë më shumë në vendin e punës për shkak të pamjes.

Studiuesit nga Akademia Polake e Shkencave ekzaminuan të dhënat për mbi 11,000 amerikanë mbi 20 vjet nga adoleshenca deri në moshën madhore, duke përfshirë vlerësimet e pamjes së tyre, informacionin mbi arritjet e tyre arsimore dhe në karrierë dhe fitimet e tyre.

Ata zbuluan se njerëzit që vlerësoheshin si më tërheqës në moshën 15-vjeçare kishin më shumë gjasa të kalonin prindërit e tyre në të ardhura dhe arritje pasi të kishin mbushur të 30-at. Ky efekt ishte shumë më i fortë për burrat sesa për gratë, veçanërisht në fushën e arsimit.

Ekspertët kanë argumentuar se, nga një perspektivë evolucionare, duke u dukur tërheqës mund të jetë një shenjë se dikush është një partner i përshtatshëm dhe pa sëmundje.

Dhe përtej kësaj, njerëzit priren t’i vlerësojnë njerëzit tërheqës si më inteligjentë, të besueshëm dhe të talentuar.

Pjesëmarrësit e studimit shkonin çdo disa vite për t’iu përgjigjur pyetjeve për jetën e tyre dhe në çdo vizitë, atyre u kërkohej që të vlerësonin pjesëmarrësit e tjerë me pesë pikë, nga jo shumë tërheqës në shumë tërheqës.

Intervistuesit nuk morën udhëzime specifike mbi kriteret që duhet të përdorin për të vlerësuar pjesëmarrësit.

Tërheqja fizike në moshën 15 vjeçare bëri një ndryshim të rëndësishëm 20 vjet më vonë, edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë që dihet se kanë efekte në statusin socio-ekonomik të një personi, si shëndeti në fëmijëri, kushtet si janë rritur dhe pozicioni socio-ekonomik i prindërve.

Si përfundim, burrat që ishin më tërheqës kishin më shumë gjasa të vlerësoheshin në punë apo në shkollë dhe të përfitonin nga pamja e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë