Portofol

Pritjet për inflacionin, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë ndërhyrjen

Banka e Shqipërisë thotë se ndërhyrjet për të blerë euro në treg, janë të kushtëzuara dhe në varësi të reagimit të inflacionit në varësi të kursit të këmbimit. “Do të gjykojmë se sa rrezik sjell ky kurs këmbimi për objektivin e inflacionit që është edhe objektivi kryesor i bankës deri në atë moment. Kur rreziqet ndaj inflacionit dhe parashikimet të jenë të tejkaluara nuk do të ndërhyjmë më.”- shprehet Banka Qëndrore, ndërsa masën e blerjes së eurove do ta mësojmë pas një muaji sipas rergullores për deklarimin  tre muaj pasi është bërë ndërhyrja.

Sipas raportit më të fundit të politikës monetare, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të qetësojë funksionimin e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithatë, Banka thotë se sipas analizave raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun valutor mbetet i zhbalancuar, pjesërisht dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale.

Parashikimet e agjentëve të ndryshëm në lidhje me inflacionin tregojnë se për bizneset inflacioni pritet të rritet me 0.2 pikë përqindje, pas rritjes me 0.1 pikë përqindje në tremujorin e parë. Pritjet e konsumatorëve për inflacionin pas një viti, rezultuan 0.3 pikë përqindje më të ulëta se një tremujor më parë. Kurse agjentët financiarë i mbajtën të pandryshuara pritjet e tyre për inflacionin që janë më afër objektivit të Bankës së shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë