Ndërsa bota e sportit është ndaluar për shkak të emergjencës koronavirus, deklaratat e fundit nga Franca lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të Tour de France. “Tour de France 2020 pa publik është një mundësi”, ka shpjeguar Roxana Maracineanu, Ministre e Sportit. “Të gjithë skenarët janë të mundshëm – ka shtuar -. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët, edhe pse sot është ndoshta shumë herët për të bërë parashikime”.
Në kulmin e pandemisë, ekziston ende një plan për të zhvilluar kompeticionin e famshëm francez, duke garantuar njëkohësisht spektaklin e sigurinë. Sipas Maracineanu, në fakt, Grande Boucle mund të jetë mbyllur për publikun, duke e bërë kështu ekskluzivisht një produkt që mund të përdoret në TV. “Modeli ekonomik i një gare si Tour de France nuk bazohet te arkëtimet, por te të drejtat televizive – ka shpjeguar Maracineanu -. Në këtë periudhë izolimi, e gjithë bota po përgjigjet me vetëdije dhe me përgjegjësi. Të gjithë i kanë kuptuar të mirat e qëndrimit në shtëpi e në ketë mënyrë i gëzohen spektaklit televiziv – ka shtuar -. Në fund, nuk do është aq penalizuese të ndjekësh Tour de France në televizion”.
Fjalë të qarta, që lënë hapur mundësinë e zhvillimit të Tour 2020 pavarësisht pandemisë. Nisja e Grande Boucle, për momentin, është programuar për 27 qershor në Nisë. Në 2019 ASO zbuloi se nga 10 deri 12 milionë tifozë u mblodhën në rrugët franceze për të ndjekur 21 etapat e garës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




