Ka ndodhur

Pritej të transferohej në burg, ndërron jetë në spitalin e Durrësit 63-vjeçari

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Durrësit, pasi ishte shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit.

Sipas njoftimit të policisë rreth orës 18:20 ka humbur jetën Mehdi Guzina, banues në Shijak. Ai ndodhej i shoqëruar nga Policia, pasi ishte dënuar me burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe është transportuar drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë