Lajme

Prishtina zhgënjen, Feronikeli në kërkim të ëndrrës europiane

Prishtina zhgënjeu në ndeshjen e parë paralemininatore  të Ligës së Europës, pas barazimit me St Josephs edhe pse do e kete një shans të dytë për të shkuar më tej nëse do të fitojë në ndeshjen e dytë. Por gjithë vëmendja e futbollit kosovar mbrëmjen e kësaj të premte do të jetë në Prishtinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zbresë sërish kampionia kosovare përballë FC Santa Coloma. Sfida është e vlefshme për finalen e turit paraeliminator të Ligës së Kampionëve dhe ka një rëndësi shumë të madhe për ekipin nga Drenica.

Një fitore në këtë ndeshje për Feronikelin do të kishte një rëndësi të jashtëzakonshme. Në plan të parë është historia, pasi asnjë ekip tjetër kosovar nuk ka mundur të shkojë në përtej raundin paraeliminator Champions League. Me këtë sukses Feronikeli gjithashtu do të merrte një dorë të mirë edhe në planin financiar, pasi në lojë janë plot 1 milionë euro. Kjo është shuma në total nëse Feronikeli do të përfitonte nëse fiton sonte në mbrëmje dhe të kalojë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Por në këtë shifër nuk përfshihet shuma që klubi nga Drenica mund të përfitojë në saj të paraqitjes që mund të bëjë në Ligën e Europës.

Duke u nisur nga këto arsye përballja e sotme në stadiumin e Prishtinës,“Fadil Vokrri” pritet të jetë një betejë e vërtetë. Shanset janë më të madh për ekipin kosovar që shikohet si pretendente, por nuk duhen nënvlerësuar as andorianët, të cilët për hir të vërtetës kanë më shumë eksperiencë në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë