Gazeta Si – Prishtina ka fituar trofeun e Ligës Unike në basketboll për femra, pasi mundi në finale ekipin tjetër kosovar, Bashkimin, me rezultatin e thellë, 82-49.
Ishte një finale e dominuar nga Prishtina, ndërsa skuadra nga Prizreni ka zhgënjyer totalisht. Periodën e parë Prishtina e fitoi 20-16, në periodën e dytë Bashkimi shënoi vetëm 6 pikë dhe e humbi atë 16-6.
Përpjekjet e Bashkimit për të rihapur ndeshjen aps pushimit nuk kanë dhënë rezultat, sepse edhe perioda e tretë u fitua nga Prishtina 19-16. Në periodën e fundit skuadra nga Prizreni u dorëzua dhe humbi 27-11, ndërsa e gjithë ndeshja finale përfundoi me rezultatin 49-82.
Prishtinaset fitojnë kështu trofeun e këtij edicioni të Ligës unike, i dyti për këtë skuadër që kur është krijuar kompeticioni.
Në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës Unike, Tirana mundi bindshëm Penzën, me rezultatin 78-59.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.