Jete & Stil

Princi Harry gjen punë të re, do të ndihmojë personat me probleme mendore

Princi Harry ka marrë përsipër një punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë personat me probleme mendore.

Duka i Sussexit do të ketë rolin e shefit të ndikimit në grupin e trajnimit dhe shëndetit mendor, njoftoi organizata.

Harry do të jap këshilla për tema që lidhen me shëndetin mendor si dhe do të përfshihet në iniciativa tjera që lidhen me kontributet e bamirësisë.

Anëtari 36-vjeçar i familjes mbretërore ka folur në disa raste për sfidat e tij me përballimin e vdekjes së nënës së tij Diana, në një aksident në vitin 1997 kur ai ishte vetëm 12-vjeçar.

Vitin e kaluar, Princ Harry  hoqi dorë nga angazhimet e familjes mbretërore për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, me gruan e tij Meghan Markle dhe djalin Archi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë