Art dhe Kulture

Prima balerina ruse braktis Moskën dhe i bashkohet trupës së Baletit Kombëtar Holandez

Balerina kryesore e Balshoy-it, teatrit të famshëm rus, Olga Smirnova, e braktisi atë për t’iu bashkuar Baletit Kombëtar Holandez në Amsterdam, duke u bërë balerina e parë ruse që ndërmori këtë hap pas pushtimit të Ukrainës.

“Smirnova ishte shumë e qartë në kritikën e saj të fundit për pushtimin rus të Ukrainës, gjë që e bën të vështirë për të punën në vendin e saj të lindjes”, tha Baleti Kombëtar Holandez në një deklaratë për shtyp.

“Duhet të jem e sinqertë dhe të them se jam kundër luftës me gjithë shpirt. Kurrë nuk e kam menduar se mund të turpërohem për Rusinë, por sot ndihem sikur ka një para dhe një pas”, shkroi primabalerina 30-vjeçare në një postim në Telegram në fillim të këtij muaji.

“Ne mund të mos jemi në qendër të konfliktit ushtarak, por nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë kësaj katastrofe globale”, shtoi ajo.

Balerinët e huaj rusë kanë njoftuar largimin e tyre në shenjë solidariteti me viktimat e konfliktit në Ukrainë, por Smirnova është balerina e parë ruse që e bën këtë në publik.

Drejtuesi i Teatrit të Operas dhe Baletit në Holandë, Ted Brandsen mirëpriti vendimin e primabalerinës ruse.

“Është një privilegj që ajo të na bashkohet, pavarësisht se rrethanat që e shtynë të marrë këtë vendim janë tepër të trishtueshme. Megjithatë, si kompani ne jemi të kënaqur që kemi një balerinë kaq frymëzuese që i bashkohet Baletit Kombëtar Holandez”, tha ai.

Roli i saj i parë do të jetë shfaqja në baletin klasik Raymonda, i cili do të shfaqet premierë më 3 prill në Amsterdam.

Olga Smirnova ka lindur në vitin 1991 në Shën Petersburg. Ajo ka performuar në të gjithë Europën, në Pekin dhe Japoni. Në vitin 2011, menjëherë pas diplomimit, ajo u punësua nga Teatri i Balshoit direkt në rangun e solistes. Në 2012 dhe 2013, ajo kishte rolet kryesore në La Bayadère, Diamonds, The Faraon’s Daughter dhe Swan Lake. Në vitin 2014, ajo u ftua të merrte pjesë në Teatrin Amerikan të Baletit si Nikiya në prodhimin e Natalia Makarova de La Bayadere. Telegrafi e quajti atë “një talent vërtet të jashtëzakonshëm”, dhe Observer “mjet i përsosur fizikisht i formës së saj të artit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë