Ekonomi

Prilli hapi sezonin veror, 1.4 mln hyrje në Shqipëri. Në 4 muaj, mbi 4 mln

Nga Gazeta 'SI' - Gjatë muajit prill 2024, në Shqipëri janë regjistruar 1.4 mln hyrje, me rritje 21% nga prilli 2023.

Nga ky numër, 609 mijë janë shtetas shqiptarë dhe pothuajse 800 mijë të huaj, me rritje respektive 11.3% dhe 29.3%.

Shifra e daljeve jashtë Shqipërisë është e njëjtë me atë të hyrjeve. 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori, duke shënuar rritje me 8.8 %, krahasuar me prill 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2024, janë 789.064, me rritje vjetore 35%.

Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 16.699 dhe 5.301 shtetas.

Ndonëse shumica e vizitorëve vijnë në Shqipëri për arsye personale apo pushime, ka rritje të ndjeshme të hyrjeve për qëllime biznesi, me rreth 60% rritje.

Në total, nga janari në prill 2024, në Shqipëri raportohen më shumë se 4.6 mln hyrje dhe pothuajse 4.8 mln dalje. Në të dy treguesit, shumica ishin të huaj.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë