Media Galeri

Prezantohet telefoni i parë me ‘sy’ robotik

Është prezantuar smartphone-i i parë robot në Panairin Teknologjik të Barcelonës.

Kolosi teknologjik kinez, Honor ka ekspozuar prototipin e ri të smartphone. Quhet Robot Phone dhe është një telefon me forma tradicionale, por ka edhe një mekanizëm, sy robotik, që del nga trupi i smartphone-it falë disa motorëve të vegjël të instaluar që bëjnë të mundur lëvizjen.

Mund të shkrepë foto dhe video, por shërben edhe si instrument për të vrojtuar mjedisin rrethues, me një rrotullim prej 360 gradësh.

Drejtohet nga një softëare i IA që ja jep lëvizjet sipas kontekstit, përgjigjet ndaj ndërveprimeve përmes një asisienti digjital, i quajtur YoYo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë