Politike

Prezantohet platforma e denoncimit për hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë platformën ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet e hapësirës publike.

Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike.

Në rast mosreagimi brenda 24 orëve nga institucionet përkatëse, mund të plotësohet edhe një formular për ankesën.

Rama thekson se kjo është një dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë