Gazeta Si – Është prezantuar sot dizajni i pishtarit të Lojërave Olimpike Paris 2024. Komiteti organizator ka njoftuar se pishtari do të prodhohet në çelik të ricikluar në fabrikat franceze të ArcelorMittal, mes sponsorëve të Olimpiadës së Parisit.
Forma perfekte simetrike e ideuar nga dizjaneri Mathieu Lehanneur është zbuluar në një konferencë shtypi, një vit para hapjes së Olimpiadës. Do të prodhohen 2000 ekzemplarë.
Pishtari i ri olimpik do të ketë ngjyrë ‘champagne’ dhe do të mbërrijë në Marsejë nga Grqeqia më 8 maj 2024. Për disa ky pishtar sjell në kujtesë një anforë greke, për të tjerë një muskul, “motor olimpik”, – thotë Lehanneur.
I konceptuar si një skulpturë, pishtari synon të simbolizojë elegancën ‘alla franceze’, apo dhe paqen, kohezionin dhe vëllazërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.