Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës për të martën e 21 dhjetorit, u bë prezantimi i shtatë kandidatëve për vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si zëvendësguvernatorë të dytë dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Kandidaturat e sotme që u prezantuan para Komisionit të Ekonomisë ishin Blendi Sema, Anastas Angjeli, Emis Çerava, Onorina Jata, Rezarta Bitri, Natasha Ahmetaj dhe Diana Dervishi.
Gjatë prezantimit, kandidatë iu përgjigjën edhe pyetjeve nga anëtarët e komisionit.
Kandidatura e ish-deputeti socialist dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, u mbështet dhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho që e cilësoi atë si “një kandidaturë ekselente”.
Kandidati Emis Çerava është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me profesion ekonomist. Diana Dervishi aktualisht mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Autoritetit të Konkurrencës.
Kandidatja Rezarta Bitri është me profesion juriste. Përveç përvojës së avokate, ajo ka qenë anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këshilltare ligjore në disa institucione publike, kosulente në sektorin privat, etj.
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Natasha Ahmetaj, që mban njëkohësisht edhe pozicionin e Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, do të kandidojë për një mandat të ri. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, Ahmetaj ka mbajtur pozicione drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare. Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë krijuar për shkak të përfundimit të mandatit 7 vjeçar të anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. Ata u zgjodhën në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje