Gazeta Si – Presidenti kinez, Xi Jinping u takua në Pekin me Cheng Li-wun, kryetaren e partisë kryesore opozitare të Tajvanit, Kuomintang, raportuan media shtetërore si “China Daily”.
Cheng është udhëheqësja e parë në detyrë e partisë që viziton Kinën në dekadën e fundit dhe tha se shpreson të mbjellë “farat e paqes” gjatë udhëtimit të saj, duke shkaktuar një debat në Tajvan me kritikët që e akuzojnë atë se është shumë pro-Kinë. Delegacioni vizitoi provincën Jiangsu dhe Shangain përpara se të mbërrinte në kryeqytet.
Presidenti kinez i tha udhëheqëses se ishte “plot besim” në unitetin midis popullit kinez dhe atij tajvanez. “Trendi i përgjithshëm i bashkëatdhetarëve në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit për t’u afruar gjithnjë e më shumë dhe për t’u bashkuar nuk do të ndryshojë. Është një pjesë e pashmangshme e historisë. Ne jemi plotësisht të sigurt për këtë”, i tha Xi, Cheng Li-wun gjatë takimit.
Kina dhe Tajvani duhet të punojnë së bashku për të “shmangur luftën”, tha Cheng Li-wun, duke iu drejtuar presidentit kinez.
“Të dyja palët duhet të shkojnë përtej konfrontimit politik, – vazhdoi ai, – dhe të kërkojnë një zgjidhje sistematike për të parandaluar dhe shmangur luftën, në mënyrë që Ngushtica e Tajvanit të mund të bëhet një model për zgjidhjen paqësore të konflikteve në të gjithë botën”.
“Ndërhyrjet e pamëshirshme të zonës gri të Kinës dhe kërcënimet ushtarake në Ngushticën e Tajvanit dhe zinxhirin e ishujve përreth, kanë dëmtuar rëndë paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te në mediat sociale ditën që u takua në Pekin me udhëheqësen e partisë kryesore opozitare të Tajvanit, Kuomintang.
E njëjta ditë shënon 47-vjetorin e Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, i cili, siç shkroi Lai në mediat sociale, “ka qenë prej kohësh një gur themeli i marrëdhënieve Tajvan-SHBA”.
“Jam i bindur se partneriteti ynë i fortë – i cili përfshin sigurinë, tregtinë, teknologjinë dhe shumë fusha të tjera – do të vazhdojë të nxisë inovacionin dhe të kontribuojë në ruajtjen e paqes rajonale”, shkroi presidenti tajvanez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje