Politike

Presidenti, Rama pret opozitën deri në raundin e tretë: Të katërtin e zgjedhim vetë

Partia Demokratike ka edhe dy raunde në dispozicion për të propozuar një emër konsensual për Presidentin e ri. Në raundin e katërt, PS thotë se do të zgjedhë vetë.

Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca do të presë deri në raundin e tretë për konsensus. Nëse deri në këtë raund nuk ka një emër që të bashkojë palët, atëherë në raundin e katërt, ku Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash, PS do ta ushtrojë këtë të drejtë.

Rama kujtoi se në dy raste kur PD ka zgjedhur Presidentin (Bamir Topin dhe Bujar Nishanin), PS bëri përpjekje për konsensus, por nuk u dëgjua nga PD.

“Ne kemi kaluar në këtë proces kur kemi qenë në opozitë, dy herë, në kohën të drejtimit tim të PS. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-n, pavarësisht se si shkuan gjërat pas, dhe njëherë tjetër kur nuk i kishim numrat. PD i kishte numrat për Presidentin. Ne u ulëm në proces bëmë përpjekjen tonë dhe shkuam përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe ishte nga radhët e partisë së asaj kohe. Ky është roli që ka pakica të gjejë rrugë për konsensus dhe të jetë i hapur për dakordësi për një emër të propozuar nga shumica”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë