Lajme

Presidenti Meta, thirrje për qetësi protestuesve të opozitës

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje protestuesve të opozitës që manifesttimi të vazhdojë të jetë paqësor dhe pa akte të dhunës.

Reagimi erdhi menjëherë pas çarjes së kordonit të policisë para ndërtesës së qeverisë, ku Meta kërkon që të shmangen konfrontimet.

Reagimi i Kreut të Shtetit erdhi pasi protestuesit e opozitës shembën barrierat e rrethimit të Kryeministrisë.

Megjithëse kanë kaluar në shkallët e godinës, protestuesit nuk kanë bërë përpjekje për të hyrë brenda ndërtesës.

Thirrje për qetësi ka bërë edhe Policia e Shtetit me anë të megafonëve të instaluar para kësaj godine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë