Katar 2022

Presidenti Lula: Ka ardhur koha që Brazili të fitojë titullin e gjashtë!

Gazeta Si – ‘Pas 20 vitesh besoj se ka ardhur momenti që Brazili të jetë sërish kampion bote. Kombëtaret e tjera nuk janë aq mirë dhe Kristiano Ronaldo nuk po luan më siç luante më parë. Kam shumë besim se do fitojë Brazili’.

Edhe presidenti brazilian Lula, i rikthyer kohët e fundit në këtë detyrë, ashtu si 200 milionë banorët e vendit të tij, bën tifo për Seleçaon. Ai e ndjen atmosferën e Botërorit dhe nga Lisbona, ku ndodhet për vizitë, ka bërë një postim në Tuiter, me anë të të cilit shpreh besimin e madh për ‘hexa’, titulli i 6-të kampion bote.

Brazili para nje ndeshjeje. Gazeta Si, 20 nentor 2022

Brazili bën pjesë në Grupin G të Botërorit, bashkë me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. Kombëtarja amerikano-jugore, ashtu si dhe Argjentina, shihen si dy pretendentet kryesore për titullin kampion. Ndeshjen e parë Brazili e luan ditën e enjte ndaj Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë