Njerez

Presidenti i Tiranës, Refik Halili pozitiv me COVID-19

Covid-19 ka prekur edhe klubin e Tiranës. Refik Halili ka rezultuar ditën e sotme i infektuar nga COVID 19, teksa fatmirësisht gjendja e presidentit bardheblu është e mirë dhe ai ndodhet në shtëpi pa pasur nevojë për trajtim të specializuar.

Ky lajm vjen pas periudhës së vështirë që Tirana po kalon edhe në aspektin sportiv. Mbetet më t’u mësuar nëse Halili ka pasur kontakt direkt me grupin e futbollistëve apo pjesëtarë të stafit, pasi kjo mund të bëjë që virusi i rrezikshëm të përhapet në ekip, duke qenë se nga fundjava e ardhshme e pret një kalendar i ngjeshur në kampionat.

Këtë fundjavë, Tirana tashmë nën udhëheqjen e trajnerit Orges Shehi do të presë në stadiumin Selman Sërmasi Skënderbeun, ndërsa pret t’i jap vazhdimësi triumfit ndaj Apolonisë dhe për të rifituar pozicione në klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë