Para, sukses, pushtet dhe bukuri, shpesh duket sikur të famshmit kanë gjithçka që dëshirojnë. Por, është po aq e natyrshme që ata të përfundojnë edhe duke dështuar. Ja disa nga dështimet më të mëdha të vitit 2024.
Rikthimi i Katy Perry
Duhej të ishte një rikthim triumfues, por kritikët dhe fansat u ankuan se albumi i fundit i Katy Perry, 143, tingëllonte i vjetër. Videoklipi i këngës “Woman’s World”, ku Perry bashkohet me një grup kërcimtarësh të veshur me veshje të vogla në një kantier ndërtimi, u kritikua për regresivitet, edhe pse Perry më vonë tha se kishte për qëllim të ishte satirik. Çështja u bë më serioze kur këngëtarja tërhoqi vëmendjen e qeverisë spanjolle për xhirimin e videoklipit të këngës “Lifetimes” në shkrepat ekologjikisht të ndjeshëm të dunave të rërës në Ishujt Balearik. Megjithatë, shumë fansa e mbrojtën albumin, i cili nuk ishte aq i keq sa e përshkruante kritika.
Dështimi i Joker 2
Filmi i shumëpritur Joker vazhdon të jetë një temë diskutimi, por jo për arsyet që shumë prisnin. Pavarësisht pritshmërive të mëdha dhe famës së karakterit, vazhdimit i filmit nuk arriti të kishte rezultatet pritura. Dështimi në shitjet e biletave dhe kritikët që e vlerësuan negativisht krijuan një mjedis të tensionuar rreth projektit. Pas suksesit të madh të filmit të parë, shumë shpresonin se vazhdimi do të ishte një hit, por ai nuk ia doli të përsëriste suksesin, duke u kthyer në një nga dështimet më të mëdha të vitit. Të realizosh një vazhdim të Joker të vitit 2019, i cili fitoi më shumë se 1 miliard dollarë (790 milionë £), ishte diçka që Hollivudi thjesht nuk e kundëshrshtonte dot.
Për fat të keq, “Joker: Folie à Deux” ishte diçka që publiku e gjeti plotësisht të papranueshëm. Shndërrimi i filmit në një muzikal ishte një zgjedhje e guximshme, por ky kthim i papritur shkaktoi ndjesi jo të mira për fansat dhe kritikët që adhuruan origjinalin fitues të Çmimit Oscar. “Folie à Deux “arriti të kalonte shifrat e 200 milionë dollarëve (158 milionë £), por kjo ishte e pamjaftueshme për të mbuluar buxhetin e prodhimit, pa përmendur kostot e marketingut.
Performanca e debatit presidencial të Joe Biden
Dështimet nuk mund të jenë më të mëdha se një performancë debati aq të dobët, saqë i dha fund një fushate presidenciale të tërë. Presidenti Joe Biden dukej i distancuar dhe i dobët kur mori pjesë në një debat të drejtpërdrejtë televiziv në qershor, ku vërehej një lloj vështirësie për të përfunduar disa nga fjalitë e tij dhe për të mbajtur ritmin me Donald Trumpin. Biden u përpoq të qëndronte në garë, por presioni ndaj tij u bë tepër i madh, pasi figura të tilla si mbledhësi i fondeve demokrat, George Clooney, kërkuan publikisht që ai të tërhiqej, duke çuar në zëvendësimin e tij nga Kamala Harris .
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike
Një performancë e fuqishme nga Celine Dion, për fat të keq, nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar ceremoninë e hapjes e cila u pengua nga shiu. Zinedine Zidane ishte ndër yjet që morën pjesë në ceremoninë e Parisit, por ngjarja u dështua për shkak të kushteve të këqija të motit. Organizatorët e çuan ngjarjen jashtë mjedisit tradicional të stadiumit dhe vendosën që artistët të shpërndaheshin në të gjithë Parisin, gjë e cila u kthyer në makth për sigurinë por u bë dhe sfiduese për spektatorët. Shpërndarja e aktiviteteve e bëri ngjarjen të ndjehej e copëzuar. Ndërkohë, disa shikues u mërzitën nga një skenë që përfshinte drag queens, të cilën shumë e interpretuan si një referencë për Darkën e Fundit, por regjisori artistik, Thomas Jolly, tha se ajo ishte një referencë për perënditë pagane.
Eurovisioni
Eurovision i këtij viti ishte, ndoshta, një dështim nga fillimi në fund. Një mosmarrëveshje lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit shkaktoi shqetësime për sigurinë, dhe vuri të gjithë pjesëmarrësit në një pozicion të sikletshëm. Këngëtari holandez Joost Klein u skualifikua në momentin e fundit për shkak të një incidenti pas skenës, ku një operatore femër e akuzoi për “sjellje kërcënuese”. Autoritetet suedeze thanë se nuk mundën të provonin se Klein kishte pasur “ndonjë qëllim të tillë”. Fituesi Nemo aksidentalisht thyen trofeun e Eurovision-it pasi e vendosi atë në skenë. Qyteti mikpritës, Malmo, tha se nuk do të pranonte më të organizonte përsëri ngjarjen nëse Suedia do të fitonte, duke deklaruar se nuk do të kishin “forcën dhe qëndrueshmërinë”.
Përfshirja në skenën e Oppenheimer
Kur Oppenheimer u shpall filmi më i mirë në çmimet “Bafta” në shkurt, çmimin e mori aktori Cillian Murphy, regjisori Christopher Nolan, producentja Emma Thomas… dhe një burrë i rastësishëm që qëndronte në sfond i heshtur. Ky i huaj ishte në fakt YouTuber-i Lizwani, i cili arriti të depërtojë në ngjarje dhe të arrijë deri në skenë gjatë momentit më të madh të natës. Por fakti që ai qëndronte qetësisht dhe me respekt bëri që pak shikues të vinin re diçka të gabuar. Pas incidentit, Bafta forcoi sigurinë.
Rishi Sunak në shi
Kur Rishi Sunak shpalli zgjedhjet e përgjithshme në maj, ish-kryeministri britanik e bëri këtë njoftim jashtë, megjithëse binte shi i dendur. Të qenit në hapësirë të hapur i dha mundësinë një aktivisti anti-Tory të ndërhynte gjatë njoftimit duke lëshuar muzikë nga një altoparlant aty pranë.
Megjithatë, Sunak qëndroi dhe e përballoi, duke komentuar më vonë se ai “nuk ishte një politikan që punonte vetëm në mot të mirë” dhe konfirmoi se në fushatën elektorale do të merrte një çadër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.