Rend dhe Ligj

Prej 6 vitesh mbante të ngujuar në banesë gruan me fëmijët, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë: I dhunonte për shkak të bindjeve radikale

Një 52-vjeçar i identifikuar si Xherxh (Gjergj) Laçi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se prej 6 vitesh mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e mitur duke i dhunuar dhe kërcënuar me armë të ftohta që të mos dilnin nga banesa.

Policia bën me dije se për shkak të bindjeve radikale ai nuk i kishte lejuar dy fëmijët e mitur të frekuentonin shkollën. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 mjete prerëse thika si dhe municion luftarak.

Laçi ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë