Lajme

Prej 4 ditësh i zhdukur, familjarët dyshojnë se 40-vjeçari është rrëmbyer

Familjarë të një 40-vjeçari nga Vlora kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij pa gjurmë prej katër ditësh.

Dyshimet e familjarëve janë se 40-vjeçari me emrin Ermal Ngucaj nga fshati Lepenicë i Vlorës mund të jetë rrëmbyer, pasi automjeti i tij është tjetur i braktisur në afërsi të fshatit Mavrovë.

Dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer përforcohen më shumë nga fakti që 40-vjeçari rezulton person me precedentë penalë, që vetëm një vit më parë kishte dalë nga burgu.

Një vit më parë, Ermal Ngucaj është përfshirë në një konflikt për një gurore në fshatin Lepenicë. Ai u akuzua në atë kohë nga një i ri se e kishte aksidentuar enkas me automjet për shkak të një konflikti për pronësinë e gurores në fjalë.

Në akuzën e të riut thuhet se 40-vjeçari e ka aksidentuar për llogari të një personi të tretë që pretendon pronësinë mbi gurore, si formë presioni që ai të mos punonte atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë