Fermerët e zonës së Myzeqesë kanë dalë përsëri në protestë të hënën duke u zhvendosur në qytetin e Përmetit, si kundërshtim ndaj ngritjes së çmimeve inputeve bujqësore, naftës dhe mungesës së subvencionimit të fermerëve.
Duke i bërë thirrje dhe fermerëve në zonat e tjera të vendit, ata e quajtën këtë varg protestash si “Pranvera e protestave të fermerëve” dhe paralajmëruan se do të këtë përshkallëzim të tyre.
Eksperti i bujqësisë, pjesë e protestës, Ervin Resuli përmend dhe mosmbajtjen e fjalës nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca për skemat e rimbursimit të fermerëve.





“Është një paralajmërim për qeverinë për krizën e madhe që na pret. Bujqësia është në vështirësi. Ne prisnim subvencionime më të drejta, por nuk po i shohim gjëkundi. Fermerët gjenden midis zgjedhjes të largohen nga ky vend apo të vazhdojnë punën e tyre në fermë. Nëse fermerët ikin, shoqëria do të kthehet në një shoqëri konsumi të mallrave të importit”, tha ai.
Ai tregon dhe se blegtoria po tkurret shumë shpejt, duke mundësuar që për 2-3 vite ndoshta nuk do të ekzistojë më si sektor.
Një ditë më parë, fermerët bllokuan rrugën kryesore Lushnje-Berat, duke protestuar për të njëjtat arsye me pankarta në dorë.
Ndër pankartat që mori më shumë vëmendje në rrjet, ishte “Na hoqët përsheshin me qumësht”, referuar reduktimit të uljes së krerëve dhe prodhimin e qumështit vendas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



