Rend dhe Ligj

Prangosen 3 persona në portin e Durrësit, u kapën me 26 kg drogë në formë çokollate

Tre persona kanë rënë në pranga  pasi u kapën në flagrancë me 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate. Mësohet se janë arrestuar S.D., 31 vjeç, S.S., 59 vjeç,dhe Y.K., 49 vjeç. Dyshohet se këta persona, tregtonin lëndë narkotike të prerë në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar  në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali. Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë