Lajme

Pranga 7 shqiptarëve në Turqi, u kapën me 1.2 tonë kanabis (Foto)

Një grup prej 7 shqiptarësh janë arrestuar nga Policia e Stambollit, e cila ka sekuestruar një sasi prej 1.2 tonë kanabis sativa.

Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjeç, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç.Po ashtu, autoritetet kanë kapur edhe 550 pilula droge ekstazi, që vinin nga Holanda.

Policia turke që kishte marrë informacione paraprake, ndoqi një makinë që u fut në pikën kufitare Kapikule, më 29 prill. Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo, dhe pas kësaj, nisën arrestimet.

Lënda narkotike ishte fshehur në mesin e thasëve të ushqimeve për kafshë, ndërsa shqiptarët u arrestuan në dy operacione të ndara. Gjatë operacionit për sekuestrimin e kanabisit hibrid, u arrestuan katër shqiptarë.

Lënda narkotike ishte transportuar me kamion për në një depo në Eyüpsultan, ku edhe u gjet sasia e madhe e drogës, vlera e të cilës është 44 milion lira turke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë