Katër qytetarë kanë humbur jetën dhe 169 raste të reja me Covid-19 raportohen në 24 orët e fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftimin e përditshëm, MSh thotë se rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 2520 testimeve, që do të thotë se përqindja e infektimeve në totalin e plotë të testimeve të kryera është 6.7 për qind.
Shifra është sërish e ulët në krahasim me shifrat e raportuara pak javë më parë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.
4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19266
Fier 2246
Durrës 1137
Gjirokastër 1036
Shkodër 920
Korçë 723
Vlorë 535
Dibër 344
Kukës 286
Elbasan 207
Berat 51
Lezhë 29.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




