Kina nuk do t’i bashkohet SHBA-së dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve financiare kundër Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bankave të vendit.
Kina është blerës i madh i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që është përmbajtur të kritikojë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës, raportoi Associated Press.
Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.
“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse.
Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira…”, tha Guo Shuqing, kryetar i Komisionit Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës (CBIRC) teksa mori pjesë në një konferencë shtypi në Pekin, të mërkurën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




