Media Galeri

Posterë, mbishkrime e shpresa në Tel Aviv për pengjet izraelite

Grafitet dhe posterët nëpër rrugët dhe muret e objekteve gjithandej qytetit në Tel Aviv tregojnë shpresat e të afërmve për lirimin e pengjeve që prej katër muajsh po mbahen në Gaza nga grupi radikal palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja./REL/

Lufta Izrael- Hamas u nxit pas sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, kur njerëz të armatosur të Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë. Pothuajse gjysma e pengjeve u liruan gjatë armëpushimit njëjavor nëntorin e vitit të kaluar, në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë, por edhe rreth 100 pengje ende nuk janë liruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë