Shendet

Portugalia, populli më i vaksinuar në botë kundër Covid 19, por çfarë strategjie ndoqi që arriti deri aty

Shembulli më konkret në betejën kundër Covid-19 është Portugalia e cila është vendi më i vaksinuar në botë me të paktën 84% të të gjithë popullsisë që merr dy doza dhe 86% të paktën një.

Nga 1 tetori, qeveria do të heqë të gjitha kufizimet për restorantet dhe klubet e natës dhe gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit.

Për më tepër, klientët e hoteleve dhe restoranteve nuk do të kenë më nevojë të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose rezultat negativ të një tamponi, masa që do të vazhdojnë të jenë të detyrueshme për baret dhe klubet e natës.

Një kthim në normalitet që duket i largët në pjesën tjetër të Evropës.

Por si erdhi kjo? Ajo që bie në sy është bashkëpunimi i përgjithshëm i popullatës në fushatën e vaksinimit ndoshta është për shkak të kujtimeve të mëhershme se si poliomieliti, dhe sëmundjet e tjera vdekjeprurëse u mundën në të kaluarën.

Protestat kundër vaksinimit gjithashtu u reduktuan në minimum.

Kreu i task- forcës kundër Covid, Henrique Gouveia përshëndetet si hero kur shfaqet në qendrat e vaksinimit: “Nuk ka rëndësi nëse jemi të parë, të dytë apo të tretë – shpjegoi ai disa javë më parë , – qëllimi është të arrijmë kuotën që na lejon të jemi të sigurt”.

Javën e kaluar ai u vlerësua për qetësinë me të cilën ai u përball me një mosmarrëveshje nga ata që ishin kundër vaksinës, duke u shpjeguar atyre se “vrasësi i vërtetë është virusi” ndërsa njerëzit i bërtisnin.

Sigurisht edhe frika luajti rolin e saj. Portugalia kishte kulmin e rasteve midis qershorit dhe korrikut, kur varianti Delta u përhap më herët se në vendet e tjera.

Imazhet e ambulancave që prisnin në radhë para spitaleve i çuan qytetarët në qendrat e vaksinimit.

Tani arritja e pragut 86% me dy doza është vetëm çështje ditësh. Dhe nëse marrim parasysh se rreth tre milionë qytetarë, përfshirë fëmijë nën moshën 12 vjeç dhe njerëz të dobët, nuk do të jenë në gjendje të imunizohen, qëllimi është arritur praktikisht.

Në BE, pragu i dy të tretave të njerëzve të vaksinuar tashmë është tejkaluar nga Italia (67%), Belgjika (71%), Irlanda (73%) dhe Spanja (77%). Në pjesën tjetër të botës Emiratet e Bashkuara Arabe (83.8%), Malta (83.6%), Kanadaja (70%), Kili (73%) dhe Singapori (76%).

Pershtati ne shqip; Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë