Media Galeri

Portieri pret penalltinë, por bëhet ‘meme’ një sekondë më pas

Një episod shumë i veçantë ka ndodhur në kampionatin brazilian. Atletico Paranaense mundi Parana me shifrat 2-1, me një përmbysje që nisi në mënyrën më të çuditshme të mundshme.

Atletico Paranaense fitoi një penallti dhe Zapelli goditi nga pika e bardhë, por portieri Gabriel Gasparoto e devijoi topin që më pas u ndal nga traversa, por asgjë nuk përfundoi aty.

Sapo priti topin, portieri filloi të festonte, pa vënë re se në fakt, topi ishte ende në lojë dhe kundërshtari nuk e kishte të vështirë të shënonte në portën e boshatisur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë