Media Galeri

Portieri i Argjentinës shet dorezat për 42 mijë euro

Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka shitur dorëzat e tij me të cilat ka mbrojtur portën e Argjentinës në Kampionatin Botëror në Katar, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm ekipit të tij që të shpallet kampione.

Emiliano Martinez, i cili dikur i bënte njerëzit të flisnin për të, por jo për arsye të mira, bëri një veprim të bukur që do t’i lejojë atij të rikthejë imazhin e tij të mirë.

Portieri argjentinas i ka ofruar Fondacionit Pediatrik të vendit të tij dorezat që kishte veshur gjatë Botërorit të Katarit.

“La Fupea” i shiti ato në ankand kur morën pjesë më shumë se 30,000 vizitorë dhe mblodhi 42,000 euro. Kjo shumë do t’i dhurohet Departamentit të Onkologjisë të Spitalit Pediatrik Publik të Buenos Aires.

Portieri i Aston Villas ka tërhequr më parë vëmendjen ndaj tij me një festë të turpshme gjatë prezantimit të trofeut të Kupës së Botës, si dhe për deklaratat e tij të pahijshme dhe talljet e përsëritura në veçanti me Kylian Mbappé . Qëndrimet për të cilat është penduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë